Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka uruar Donald Trumpin për fitoren në zgjedhjet presidenciale në SHBA.
Ish-kryeministri Haradinaj ka shkruar në Facebook se se nën udhëheqjen e Trumpit, Kosova kishte krijuar Ushtrinë.
“Një urim i veçantë për Presidentin Donald Trump për zgjedhjen e tij. Nën udhëheqjen e President Trump kemi krijuar Ushtrinë e Kosovës, jam i bindur se, nën drejtimin e tij, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të qëndrojnë si aleati ynë më i fortë dhe i palëkundur. Në këtë rrugëtim për konsolidimin e shtetit dhe synimin tonë afatshkurtër drejt anëtarësimit direkt në NATO, mbështetja e SHBA-së mbetet kyçe”, ka shkruar Haradinaj.
Në garën e 5 nëntorit ishin demokratja Kamala Harris, aktualisht nënpresidente e Amerikës , dhe republikani Donald Trump, i cili ishte president nga viti 2017 deri më 2021.