​25-vjetori i sulmeve të NATO-s, O’Brien: SHBA-të janë mbështetëse të fuqishme të Kosovës

Ndihmës sekretari i Byrosë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike ambasadori James O’Brien ka folur me rastin e shënimit të 25-vjetorit të sulmeve ajrore të NATO-s, të cilat i dhanë fund regjimit të kasapit të Ballkanit Sllobodan Millosheviq.

Ai ka theksuar se këto veprime nga NATO-ja u ndërmorën për t’i dhënë fund një dhune të tmerrshme që po ushtrohej nga Serbia ndaj popullsisë së pafajshme shqiptare në Kosovë.

Diplomati amerikan ka komentuar tensionet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pas agresionit të 24 shtatorit në Banjska, duke thënë se situata në terren duhet të detensionohen dhe se Vuçiq e di që çdo veprim eventual ushtarak ndaj Kosovës do të ishte i papranueshëm.

“Në Serbi, presidenti Vuçiq e di shumë se çfarëdo përdorimi i forcës ndaj Kosovës do të ishte e papranueshme dhe do të shihej si rrezikim i trupave të NATO-s që janë aty për të mbrojtur popullatën, qofshin ata etnikisht serbë apo shqiptarë. AI ka thënë se nuk do të ketë përdorim të forcës. Këto ushtrime, manovra (të Serbisë) jemi duke i përcjellë, por të dyja palët duhet të zbusin tensionet në rajon dhe kjo përfshin veprime që mund të jenë të ndërlidhura me ushtrimet ushtarake. Ne e kemi bërë të qartë se individët që janë angazhuar në aktet e shtatorit të vitit të kaluar duhet të mbajnë përgjegjësinë, duhet t’iu kërkohet llogari kjo duhet të ndodhë goxha shpejt. Duam që këto tensione të mbeten të ulura dhe shpresojmë që këto veprime të mos ndodhin”, ka thënë O’Brien.

O’Brien tha se SHBA-të janë mbështetëse të fuqishme të angazhimit të Kosovës dhe anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare dhe kjo nënkupton përmbushje të standardeve më të larta që kërkohet nga ato organizata ndërkombëtare.

Ai shtoi se në këtë kontekst shpresojnë të shohim në ditët në vijim që Qeveria e Kosovës të ndërmarrë veprime, të cilat kërkohen dhe për të cilat është pajtuar me bashkësinë ndërkombëtare.

“Sa i përket urdhrit apo rregullores së BQK-së në lidhje me përdorimin e dinarit, Miroslav Lajçaku, përfaqësuesi i BE-së ka dalë me disa ide tejet specifike. Poenta kyçe këtu është se asnjë qeveri nuk duhet të përpiqet të varfërojë qytetarët e vet dhe e shoh që në veri të Kosovës individët e kanë shumë të vështirë të blejnë produktet që iu duhen. Gabriel ka udhëtuar atje për të parë se cila është situata dhe ndjenja që ka qenë ai është se kjo rregullore të zbatohet në një mënyrë që bën të vështirë për vetë qytetarët e Kosovës të jetojnë jetën e tyre dhe ky nuk është operacion qeveritar efektiv. Miqtë e Kosovës po thonë se ky urdhër, kjo rregullore duhet të rishikohet apo të implementohet në një mënyrë që iu mundëson njerëzve që i paguajnë mallrat apo produktet që iu duhen”, tha ai.

O’Brien ka folur edhe për themelimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe, për të cilin tha se duhet të zbatohet nga ana e Kosovës, teksa ka mirëpritur vendimin për Manastirin e Deçanit, pavarësisht se siç tha ai, këto vendime janë të rënda drejt anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA