Milani konfirmoi shkarkimin e Paulo Fonsecas të hënën në mëngjes, duke falënderuar portugezin për ‘profesionalizmin e tij të madh’.
“AC Milan njofton se Paulo Fonseca është liruar nga detyrat e tij si trajner i ekipit të parë të meshkujve. Klubi shpreh mirënjohjen e tij për Paulo për profesionalizmin e tij të madh dhe i uron atij më të mirën në përpjekjet e tij të ardhshme.”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.
Fonseca e kishte konfirmuar tashmë vendimin e klubit mbrëmë teksa u largua nga “Stadio Meazza” pas barazimit 1-1 ndaj Romës, përcjellë kp.
Fonseca ishte nën kontratë me Milanin deri në vitin 2026, me një opsion deri në vitin 2027.
Bashkëatdhetari i Fonseca-s, Sergio Conceiçao pritet sot në Milano për të nënshkruar një kontratë gjashtëmujore me opsion për një sezon të mëtejshëm.