Kalo te përmbajtja
Të fundit

Përcaktohen çiftet çerekfinale të Kupës së Kosovës në basketboll, priten superpërballje

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Përcaktohen çiftet çerekfinale të Kupës së Kosovës në basketboll, priten superpërballje

Janë mësuar çiftet çerekfinaliste të Kupës së Kosovës në basketboll për edicionin 2026/2027, ku tetë skuadra do të luftojnë për një vend në mesin e katër ekipeve më të mira të kësaj gare.

Shorti ka rezervuar disa përballje interesante, me skuadrat që tashmë e dinë rrugën drejt finales dhe trofeut të Kupës së Kosovës.

Reklamë

Në njërën prej ndeshjeve, Bashkimi do të përballet me Vëllaznimin, ndërsa Golden Eagle Ylli do të sfidojë Borën.

Vëmendje të veçantë pritet të marrë dueli ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Trepçës, dy prej skuadrave me traditën më të madhe në basketbollin kosovar, të cilat do të kërkojnë vazhdimin e rrugëtimit në këtë garë.

Ndërkohë, Rahoveci 029 do të ketë përballë Pejën, në një tjetër çift që premton rivalitet dhe emocione.

Ndeshjet e para çerekfinale janë programuar të zhvillohen më 13 dhe 14 janar 2027, ndërsa ato të kthimit më 20 dhe 21 janar 2027.

Fituesi i çiftit Bashkimi – Vëllaznimi do të përballet në gjysmëfinale me fituesin e duelit Rahoveci 029 – Peja. Në gjysmëfinalen tjetër do të takohen fituesit e përballjeve Golden Eagle Ylli – Bora dhe Sigal Prishtina – Trepça.

Çerekfinalet dhe gjysmëfinalet do të zhvillohen me sistem vajtje-ardhje, pra me nga një ndeshje në shtëpi dhe një në udhëtim, ndërsa finalja do të luhet me vetëm një ndeshje.

Reklamë

Përcaktohen çiftet çerekfinale të Kupës së Kosovës në basketboll, priten superpërballje | ATV