Kalo te përmbajtja
Të fundit

ZYRTARE: Barcelona blindon Raphinhan, braziliani rinovon deri në vitin 2030

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

ZYRTARE: Barcelona blindon Raphinhan, braziliani rinovon deri në vitin 2030

Barcelona ka siguruar vazhdimësinë e një prej futbollistëve më të rëndësishëm të skuadrës, duke zyrtarizuar rinovimin e kontratës me sulmuesin brazilian, Raphinha, i cili do të jetë pjesë e klubit katalunas deri më 30 qershor 2030.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi spanjoll përmes kanaleve zyrtare, duke i dhënë fund çdo paqartësie rreth të ardhmes së 29-vjeçarit në “Camp Nou”.

Reklamë

Ky rinovim vjen si shpërblim për paraqitjet e jashtëzakonshme të brazilianit, i cili është shndërruar në një prej lojtarëve kryesorë të projektit të trajnerit Hansi Flick.

Raphinha iu bashkua Barcelonës në verën e vitit 2022 nga Leeds United dhe që nga atëherë ka fituar një rol të rëndësishëm në skuadër, duke u bërë gjithashtu njëri prej kapitenëve të ekipit.

Forma e tij në edicionin aktual është mbresëlënëse. Deri më tani, braziliani ka realizuar 19 gola në të gjitha garat, 15 në La Liga dhe katër në Ligën e Kampionëve.

Me 190 paraqitje dhe 94 gola të realizuar me fanellën e Barcelonës, Raphinha tashmë renditet ndër futbollistët brazilianë më të rëndësishëm në historinë e klubit.

Me këtë marrëveshje, Barcelona siguron shërbimet e një prej yjeve të saj edhe për disa sezone të tjera, duke konfirmuar besimin e plotë në brazilianin si pjesë të projektit afatgjatë.

Reklamë