Zabërgja ftohet nga Kosova për sfidën vendimtare ndaj Sllovakisë

Klubi ukrainas Metalist 1925 ka konfirmuar se sulmuesi kosovar Baton Zabërgja është ftuar nga Kombëtarja e Kosovës për ndeshjen e rëndësishme ndaj Sllovakia.
Kosova do të përballet në transfertë me Sllovakinë më 26 mars, në kuadër të fazës play-off për kualifikim në Kupën e Botës 2026. Kjo ndeshje konsiderohet vendimtare për “Dardanët”, të cilët synojnë një hap të madh drejt kualifikimit historik.
Reklamë
Ftesat për lojtarët tashmë kanë nisur të shpërndahen, ndërsa një nga emrat e parë në listë është Zabërgja, i cili po kalon një formë të mirë me klubin e tij në Ukrainë.
Në njoftimin zyrtar, Metalist 1925 bëri të ditur:
“Sulmuesi i ‘Metalista 1925’, Baton Zabergja, është thirrur në ekipin kombëtar të Kosovës për ndeshjen e playoff-it të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026”.
Tutje, klubi theksoi se nëse Kosova arrin të kalojë këtë fazë, më 31 mars mund të përballet me fituesin e çiftit mes Turqia dhe Rumania.
Ky zhvillim vjen si një lajm i mirë për Kombëtaren kosovare, që po përgatitet për një nga sfidat më të rëndësishme në rrugëtimin e saj ndërkombëtar.
Reklamë











