Kalo te përmbajtja
Të fundit

Milani arrin marrëveshje rekord me Adidasin, 500 milionë euro për dhjetë vjet

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Milani arrin marrëveshje rekord me Adidasin, 500 milionë euro për dhjetë vjet

Milani pritet të përfitojë një shumë të jashtëzakonshme nga marrëveshja e re me gjigantin gjerman Adidas, i cili do të rikthehet si furnizues zyrtar i fanellave të klubit italian nga sezoni 2028/29.

Sipas raportimit të Gazzetta dello Sport, Rossonerët kanë arritur marrëveshje me vlerë prej 50 milionë eurosh në vit, e cila do të jetë e vlefshme për dhjetë sezone, nga viti 2028 deri në vitin 2038.

Reklamë

Në total, kjo kontratë pritet t’i sjellë Milanit plot 500 milionë euro, duke e bërë një prej marrëveshjeve më të mëdha komerciale në historinë e klubit.

Ky bashkëpunim përfaqëson një rritje të konsiderueshme financiare krahasuar me kontratën aktuale me Pumën. Marrëveshja fillestare me këtë kompani ishte në vlerë prej 14 milionë eurosh në sezon, ndërsa nga viti 2022 shuma ishte rritur në rreth 30 milionë euro në vit.

Me kushtet e reja, Milani pritet të ketë marrëveshjen më fitimprurëse për furnizimin me fanella në Serie A, duke lënë pas rivalët e tij italianë.

Juventusi, për shembull, ka nënshkruar një kontratë dhjetëvjeçare me Adidasin në vlerë prej 408 milionë eurosh, ndërsa Interi përfiton rreth 30 milionë euro në sezon nga bashkëpunimi me Nike.

Rikthimi i Adidasit në Milano do të shënojë gjithashtu një ribashkim të rëndësishëm mes dy palëve, pasi kompania gjermane kishte qenë më herët furnizuese e fanellave të kuqezinjve gjatë viteve të suksesshme të klubit, përfshirë edhe periudhën e Carlo Ancelottit.

Kështu, përveç aspektit sportiv, Milani po synon të forcojë edhe fuqinë e tij financiare përmes një marrëveshjeje që mund t’i sjellë përfitime të mëdha në dekadën e ardhshme.

Reklamë