Kalo te përmbajtja
Të fundit

Leon Avdullahu në radarin e Atletico Madrid

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Leon Avdullahu në radarin e Atletico Madrid

Leon Avdullahu mund të jetë një prej futbollistëve më të kërkuar në afatin kalimtar të verës së ardhshme, pasi interesimi për mesfushorin e Kosovës po rritet ndjeshëm.

Sipas mediumit gjerman Fussballtransfers, Atletico Madridi ka përfshirë 22-vjeçarin në listën e objektivave për sezonin e ardhshëm, me trajnerin Diego Simeone që synon të përforcojë repartin e mesfushës.

Reklamë

Klubi spanjoll kërkon një mesfushor defensiv, me aftësi të mira taktike dhe forcë në fazën mbrojtëse, cilësi që Avdullahu po i dëshmon me paraqitjet e tij te Hoffenheimi.

Interesimi i Atletico Madridit nuk është i ri, pasi madrilenët kishin tentuar ta transferonin futbollistin kosovar edhe gjatë verës së kaluar, por Hoffenheimi kishte refuzuar largimin e tij.

Klubi gjerman kishte paguar tetë milionë euro për ta marrë nga Baseli në vitin 2025, ndërsa tani e konsideron një prej lojtarëve të rëndësishëm të skuadrës.

Avdullahu ka regjistruar deri më tani 48 paraqitje zyrtare me Hoffenheimin, me një gol dhe një asistim. Kontrata e tij është e vlefshme deri në vitin 2031, ndërsa vlera e tij në treg raportohet të jetë rreth 50 milionë euro.

Përveç Atletico Madridit, interesim për mesfushorin kosovar ka pasur edhe nga gjigantë të tjerë evropianë.

Një kalim në Madrid do të ishte një hap i madh në karrierën e Avdullahut dhe një tjetër sukses për futbollin kosovar në arenën ndërkombëtare.

Reklamë