Kalo te përmbajtja
Të fundit

Rafael Nadal i bashkohet bordit drejtues të Real Madridit

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Rafael Nadal i bashkohet bordit drejtues të Real Madridit

Real Madridi është gati të përfshijë një prej emrave më të mëdhenj të sportit botëror në strukturat drejtuese të klubit. Legjenda e tenisit, Rafael Nadal, pritet të emërohet anëtar i ri i Bordit të Drejtorëve të gjigantit madrilen në javët e ardhshme.

Vendimi është marrë nga drejtuesit e klubit dhe do t’i prezantohet për miratim Asamblesë së Përgjithshme të Anëtarëve, e cila është caktuar të mbahet të shtunën, më 21 nëntor.

Reklamë

Nadal, i cili aktualisht mban statusin e anëtarit të nderit të Real Madridit, ka qenë gjithmonë një tifoz i madh i klubit dhe nuk e ka fshehur asnjëherë lidhjen e tij me skuadrën mbretërore.

Emri i tenistit spanjoll është përmendur vazhdimisht edhe si kandidat i mundshëm për president të klubit në të ardhmen, megjithëse ai vetë kishte mohuar një mundësi të tillë gjatë verës së fundit.

Me këtë emërim, Nadal do të bëhet pjesë e strukturës drejtuese të Real Madridit, ku pritet të bashkëpunojë ngushtë me presidentin Florentino Perez dhe të kontribuojë në zhvillimin e klubit në vitet e ardhshme.

Në njoftimin zyrtar, Real Madridi ka vlerësuar arritjet e jashtëzakonshme sportive të Nadalit, si dhe figurën e tij si një prej ambasadorëve më të respektuar të sportit spanjoll dhe atij ndërkombëtar.

Klubi madrilen e konsideron përfshirjen e tij një vlerë të rëndësishme për të ardhmen, duke besuar se përvoja, reputacioni dhe lidhja e tij me Real Madridin do të ndihmojnë në forcimin e strukturave drejtuese.

Kështu, pas një karriere të jashtëzakonshme në tenis, ku fitoi 22 tituj Grand Slam, Nadal pritet të nisë një kapitull të ri në karrierën e tij, këtë herë jashtë fushave sportive, duke u bërë pjesë e vendimmarrjes në klubin e zemrës.

Reklamë