Realizohen dy ekstradime, njëri nga Kosova e tjetri për në Kosovë

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, ka realizuar me sukses dy ekstradime të dy personave të cilët përmes INTERPOL-it ishin në kërkim ndërkombëtar.
Sipas njoftimit nga Policia gjatë ditës së sotme është ekstraduar nga Kosova për në Gjermani, shtetasi i Gjermanisë, D.J., pasi që i njëjti kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë Gjermane, i përfshirë në veprat penale të trafikimit me narkotik.
Reklamë
Po të njëjtën ditë, është ekstraduar nga Italia për në Kosovë, shtetasi i Kosovës B.B., pasi që i njëjti kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Republikës së Kosovës, i përfshirë në veprën penale: Fajde dhe Detyrim.
Ekstradimet u realizuan falë bashkëpunimit mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe shteteve partnere.
Reklamë







