Vdekje e dyshimtë në Shtime, policia fillon hetimet

Policia e Kosovës njoftoi se një burrë është dërguar pa shenja jete, në shtëpinë e shëndetit, në Shtime.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor dhe rasti po hetohet nga Policia.

Tutje, në raportin e Policisë thuhet se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës thuhet se është dërguar për obduksion në Institutit e Mjekësisë Ligjore.

INCIDENTET KRIMINALE, HETIM MBI VDEKJEN/ Shtime 03.07.2023 – NN. Është raportuar se në shtëpinë e shëndetit në Shtime, është sjellë pa shenja jete viktima mashkull dhe vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion, rasti në procedurë hetimore“, thuhet në raportin e Policisë.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA