Kalo te përmbajtja
Të fundit

Drita triumfon në spektaklin me shtatë gola

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Drita triumfon në spektaklin me shtatë gola

Drita ka marrë një fitore të rëndësishme ndaj Feronikelit ’74, në kuadër të javës së 14-të në Superligën e Kosovës, duke triumfuar me rezultat 4-3 në një ndeshje spektakolare me shtatë gola.

“Intelektualët” siguruan pikët e plota pas një përballjeje me shumë emocione, ku të dyja skuadrat arritën të shënonin nga tri herë para se vendasit ta vulosnin fitoren.

Reklamë

Feronikeli ’74 e nisi në mënyrën më të mirë takimin, duke kaluar në epërsi që në minutën e dytë me anë të Albin Prapashticës.

Megjithatë, Drita reagoi në minutën e 16-të, kur Besnik Krasniqi realizoi pas një aksioni të shpejtë, duke barazuar rezultatin në 1-1.

Vetëm shtatë minuta më vonë, Eduard Rroca përmbysi shifrat në favor të vendasve, pas bashkëpunimit me Krasniqin.

Skuadra nga Drenasi nuk u dorëzua dhe në minutën e 37-të arriti të barazojë rezultatin përmes Ibrahim Cërvadikut, i cili shënoi pas asistimit të Prapashticës.

Në fillim të pjesës së dytë, konkretisht në minutën e 48-të, Blerim Krasniqi riktheu epërsinë e Dritës, pas asistimit të Oniks Grezdës.

Por Feronikeli ’74 reagoi sërish dhe në minutën e 54-t barazoi shifrat në 3-3, me Lorik Dobratiqin që dërgoi topin në rrjetë.

Golin e fitores për Dritën e realizoi Oniks Grezda në minutën e 61-të, duke vulosur një triumf të rëndësishëm për skuadrën gjilanase.

Me këtë fitore, Drita ngjitet në kuotën e 27 pikëve dhe renditet në vendin e tretë në tabelën e Superligës së Kosovës. Në anën tjetër, Feronikeli ’74 mbetet në pozitën e shtatë me 15 pikë.

Reklamë