Kalo te përmbajtja
Të fundit

Ballkani përmbys Gjilanin në derbi dhe fiton 3-1

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Ballkani përmbys Gjilanin në derbi dhe fiton 3-1

Ballkani ka marrë një fitore të rëndësishme në derbin e javës së 14-të në Superligën e Kosovës, duke e mposhtur Gjilanin me rezultat 3-1, pas një përmbysjeje spektakolare në minutat e fundit të takimit.

Pjesa e parë ishte e luftuar, me të dyja skuadrat që kërkuan golin, por pa arritur të gjenin rrugën drejt rrjetës. Kështu, 45 minutat e para u mbyllën me rezultat të barabartë 0-0.

Reklamë

Gjilani kaloi në epërsi në minutën e 73-të, pasi gjyqtari, pas ndërhyrjes së VAR-it, akordoi penallti për mysafirët. Nga pika e bardhë i saktë u tregua Armend Thaqi, i cili realizoi për 1-0.

Megjithatë, reagimi i Ballkanit ishte i shpejtë. Vetëm pesë minuta më vonë, Albin Berisha barazoi shifrat në 1-1, pas asistimit të Diar Nikqit.

Gjilani pësoi një tjetër goditje në minutën e 87-të, kur Arbër Potoku u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe u detyrua të largohej nga fusha, duke e lënë skuadrën e tij me një lojtar më pak.

Ballkani e shfrytëzoi epërsinë numerike dhe në minutën e 89-të realizoi golin e përmbysjes. Kësaj radhe ishte Diar Nikqi që dërgoi topin në rrjetë për rezultatin 2-1.

Fitoren e vendasve e vulosi Abou Dosso, i cili në minutën e 90+4-t shënoi golin e tretë për rezultatin përfundimtar 3-1.

Me këtë fitore, Ballkani arrin në kuotën e 22 pikëve, aq sa ka edhe Gjilani. Dy skuadrat renditen përkatësisht në vendin e katërt dhe të pestë në tabelën e Superligës së Kosovës.

Reklamë