Lionel Messi humb kontrollin, kërkohej kartoni i kuq gjatë ndeshjes kundër Columbus Crew

Lionel Messi është përfshirë në një incident të pakëndshëm gjatë humbjes 3-0 të Inter Miamit ndaj Columbus Crew, në ndeshjen e parë të fazës së play-offit për MLS Cup.
Ylli argjentinas humbi qetësinë në fund të pjesës së parë, kur goditi me top në fytyrë sulmuesin kundërshtar Gonzalo Tapia, i cili po përpiqej të pengonte ekzekutimin e rivënies anësore.
Reklamë
I irrituar nga veprimi i kundërshtarit, Messi fillimisht ia shtyu topin në fytyrë Tapias, ndërsa më pas e goditi sërish me të gjatë ekzekutimit të rivënies.
Gjyqtari Allen Chapman vendosi t’i ndëshkonte të dy futbollistët me karton të verdhë, duke mos e përjashtuar argjentinasin nga loja.
Ky vendim shkaktoi reagime në kampin kundërshtar. Trajneri i Columbus Crew, Laurent Courtois, ishte i bindur se Messi duhej të merrte karton të kuq.
“Besoj se të gjithë e dinë që ai meritonte më shumë se një karton të verdhë. Është vërtet për të ardhur keq”, deklaroi Courtois.
Ndërkohë, gjyqtari Chapman e mbrojti vendimin e tij, duke shpjeguar se veprimi i Messit nuk përbënte sjellje të dhunshme në nivelin që do të kërkonte përjashtimin nga loja.
“Forca e përdorur ishte e papërfillshme dhe veprimi nuk arriti nivelin e sjelljes së dhunshme”, shpjegoi ai.
Sa i përket ndeshjes, Inter Miami e pati të vështirë që në fillim, pasi luante me një futbollist më pak edhe para incidentit me Messin.
Gonzalo Tapia kaloi Columbus Crew në epërsi me një gol nga penalltia në pjesën e parë. Në vazhdim, Taha Habroune dyfishoi rezultatin, ndërsa Tapia shënoi golin e dytë personal për të vulosur fitoren 3-0.
Pas ndeshjes, trajneri i Inter Miamit, Kily Gonzalez, pranoi se skuadra e tij ishte larg paraqitjes së pritshme, ndërsa humbja e rëndë e ka vështirësuar rrugëtimin e klubit në fazën eliminatore të MLS Cup
Reklamë










