6.9 C
Pristina
E mërkurë, 17 Prill, 2024

Twitter do t’u mundësojë mediave të vendosin tarifa për leximin e lajmeve nga përdoruesit

Drejtori ekzekutiv i Twitter, të shtunën tha se platforma e rrjeteve sociale do t’i lejojë botuesit e mediave të tarifojnë përdoruesit në bazë të artikullit me një klikim, duke e quajtur atë një fitore si për publikun ashtu edhe për organizatat mediatike.

Kjo veçori, e cila do të fillojë të shpërndahet gjatë muajit maj, do t’u mundësojë përdoruesve që nuk “regjistrohen për një abonim mujor që të paguajnë një çmim më të lartë për artikull kur duan të lexojnë një artikull të rastësishëm”, shkroi në Twitter pronari miliarder Musk.

Të premten, Musk deklaroi se Twitter do të marrë një pjesë prej 10 për qind nga abonimet pas vitit të parë, duke vënë në pah se kompania nuk do të marrë asnjë përqindje gjatë 12 muajve të parë. Këto abonime përfshijnë edhe tekstet e gjata dhe videot të cilat zgjasin për orë të tëra, raporton The Guardian.

Që prej blerjes të firmës të rrjeteve sociale në muajin tetor, Musk ka sjellë vazhdimisht ndryshime për të ngritur fitimet e Twitter, kjo pasi që platforma në fjalë kishte një rënie në fitime nga reklamat vitin e kaluar pas hezitimeve të tij për blerjen e Twitter.

Nën pronësinë e Musk, Twitter ka reduktuar edhe forcën e saj punëtore nga 7,500 në 1,500 punëtorë, duke çuar në frikën se ata do të vuanin si pasojë e standardeve të saj të moderuara dhe nga aftësia e saj për të përmbushur standardet e ardhshme evropiane do të vuanin si pasojë.

Twitter është paralajmëruar vazhdimisht se nuk është gati për një regjim të ri rregullator të Bashkimit Evropian për monitorimin e platformave digjitale, me shkelje që rrezikojnë një gjobë prej 6 për qind të qarkullimit global dhe, në rastet më ekstreme, një pezullim të përkohshëm të shërbimit.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_imgspot_img
spot_img

LAJME TË TJERA