Kalo te përmbajtja
Të fundit

Rodrigo Mora refuzon fanellën legjendare të Ronaldos: Numri 86 më përshtatet!

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Rodrigo Mora refuzon fanellën legjendare të Ronaldos: Numri 86 më përshtatet!

Talenti i ri i futbollit portugez, Rodrigo Mora, nuk dëshiron të marrë përsipër trashëgiminë e Cristiano Ronaldos te Kombëtarja e Portugalisë. Edhe pse mundësia për të veshur fanellën me numrin 7, të cilën për vite me radhë e ka bartur legjenda portugeze, mund të jetë joshëse, 19-vjeçari ka bërë të qartë se nuk e ka një synim të tillë.

Mora, i cili pati privilegjin të stërvitej dhe të ndante dhomën e zhveshjes me Ronaldon, gjatë muajve të fundit, nuk i fshehu emocionet për këtë përvojë. Ai e cilësoi pesë herë fituesin e Topit të Artë si një figurë të veçantë dhe shprehu mirënjohjen për gjithçka që ka dhënë për futbollin portugez.

Reklamë

Në një intervistë për DAZN, talenti portugez foli me admirim për kapitenin legjendar.

“Kam qenë shumë me fat që kam luajtur me Cristianon dhe kam ndarë dhomën e zhveshjes me të. Ai është idhulli i të gjithëve. Ai është tërhequr nga futbolli ndërkombëtar dhe Portugalia i është jashtëzakonisht mirënjohëse për gjithçka që ka bërë”, deklaroi Mora.

I pyetur nëse do të ishte i gatshëm të trashëgonte fanellën me numrin 7, e cila është bërë simbol i Ronaldos në përfaqësuesen portugeze, përgjigjja e tij ishte e menjëhershme dhe plot humor.

“Jo, jo, jo, jo. Nuk po mendoj për këtë. Është përgjegjësi e tepërt. Numri 86 është në rregull”, u shpreh ai.

Duket se Rodrigo Mora nuk ka ndërmend të marrë mbi supe peshën e një prej fanellave më ikonike të futbollit. Për momentin, talenti portugez preferon të vazhdojë rrugëtimin e tij me numrin 86, duke respektuar trashëgiminë e Ronaldos dhe duke kërkuar të krijojë identitetin e tij në futbollin botëror.

Reklamë