Kalo te përmbajtja
Të fundit

NBA: Lakers marrin kreun e Perëndimit, Celtics vazhdojnë serinë e fitoreve

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

NBA: Lakers marrin kreun e Perëndimit, Celtics vazhdojnë serinë e fitoreve

NBA ka vazhduar edhe mëngjesin e sotëm me disa superpërballje, të cilat sollën befasi dhe spektakël.

Los Angeles Lakers ka arritur të marrë kreun e tabelës së Perëndimit, pas pesë fitoreve radhazi, ku kësaj here mundi Detroit Pistons me shifrat 121-116.

Reklamë

Edhe pse Luka Doncic mungoi në këtë përballje, Austin Reaves udhëhoqi skuadrën e tij drejt fitores me 43 pikë, pesë kërcime e katër asistime.

Te Pistons paraqitje të mirë kishin Daniss Jenkins me 31 pikë dhe Kevin Huerter me 24 pikë, por që nuk mjaftuan për fitore.

Pistons renditen në pozitën e tretë në Konferencën e Lindjes.

Boston Celtics kanë realizuar fitoren e tretë radhazi, pasi mposhtën kësaj radhe Milwaukee Bucks me rezultat 117-97.

Paul George shkëlqeu në këtë përballje me 27 pikë, derisa Jayson Tatum shtoi 21 pikë për këtë fitore.

Te skuadra humbëse më efikasi ishte Kyle Kuzma me 27 pikë.

Celtics pozicionohen në vendin e dytë në Konferencën e Lindjes, derisa Bucks në pozitën e fundit.

Miami Heat është këndellur me fitore pas triumfit ndaj Sacramento Kings me rezultat 114-108.

Giannis Antetokounmpo, si gjithmonë, ishte ylli i mbrëmjes me 29 pikë e 14 kërcime, derisa Klay Thompson realizoi 23 të tilla.

Nga ana tjetër, Darius Acuff Jr. po ashtu shkëlqeu me 32 pikë e 10 asistime, por që nuk mundi ta evitonte humbjen.

Heat renditen në vendin e tetë në Konferencën e Lindjes, derisa Kings në pozitën e 14-të në Perëndim.

Reklamë