Kalo te përmbajtja
Të fundit

Kosova siguron edhe dy talentë të Bayern Munichut, FFK-ja i bind për ta veshur fanellën dardane

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Kosova siguron edhe dy talentë të Bayern Munichut, FFK-ja i bind për ta veshur fanellën dardane

Federata e Futbollit të Kosovës vazhdon të përforcojë të ardhmen e përfaqësueses me talente që po zhvillohen në akademitë e njohura evropiane.

Dy emrat e rinj që kanë vendosur t’i bashkohen Kosovës janë Lamar Rama dhe Florent Krasniqi, të cilët po lënë gjurmë me paraqitjet e tyre në grupmoshat e Bayern Munichut.

Reklamë

Rama, i cili luan në pozitën e mbrojtësit të krahut të djathtë, dhe Krasniqi, anësor i krahut të djathtë, janë ftuar për herë të parë në përfaqësuesen U17 të Kosovës.

Të dy talentët kanë marrë besimin e përzgjedhësit Fadil Berisha për tri sfidat e rëndësishme që Dardanët do t’i zhvillojnë më vonë gjatë këtij muaji.

Lamar Rama ka regjistruar gjashtë paraqitje këtë edicion me Bayern Munichun U17 në kuadër të DFB Youth League.

Mbrojtësi kosovar ka edhe dy vite kontratë me klubin gjerman dhe, nëse vazhdon me zhvillimin e tij pozitiv, mund të bëjë hapin drejt ekipit U19 të Bayernit, aty ku aktualisht luajnë edhe Erblin Osmani dhe Yll Gashi.

Ndërkohë, Florent Krasniqi po kalon një sezon të jashtëzakonshëm me bavarezët.

Anësori është një prej lojtarëve të rëndësishëm të skuadrës U17, ku deri më tani ka zhvilluar 11 ndeshje, duke shënuar po aq gola dhe duke regjistruar edhe një asistim.

Shifrat e tij flasin qartë për potencialin që posedon dhe për pritshmëritë që mund të ketë Kosova nga ky futbollist në të ardhmen.

Kosova U17 do të përballet me Belgjikën, Kroacinë dhe Letoninë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian të kësaj grupmoshe.

Ftesa e parë për Ramën dhe Krasniqin përbën një tjetër lajm pozitiv për futbollin kosovar, i cili vazhdon të afrojë talente të rinj që po zhvillohen në futbollin evropian.

Reklamë