17.5 C
Pristina
Thursday, March 12, 2026

Problemet teknike nuk e ndalën Verstappenin, kampioni rikuperon 13 pozicione në Melburn

Max Verstappen e nisi sezonin 2026 të Formula One me vështirësi në garën e zhvilluar në Melbourne. Piloti i Red Bull Racing hasi një problem teknik gjatë provave zyrtare të së shtunës, gjë që e detyroi të nisej nga fundi i renditjes në startin e garës.

Pavarësisht kësaj pengese, katër herë kampioni i botës zhvilloi një garë të fortë dhe arriti të rikuperojë plot 13 pozicione, duke e mbyllur garën në vendin e gjashtë.

Sipas tij, edhe nëse do ta kishte nisur garën nga një pozicion më i favorshëm, rezultati maksimal që mund të synonte do të ishte vendi i pestë, duke marrë parasysh diferencat aktuale me rivalët.

Holandezi theksoi se për momentin avantazhi i skuadrave si Mercedes-AMG Petronas Formula One Team dhe Scuderia Ferrari mbetet i ndjeshëm, ndërsa shtoi se skuadra duhet të punojë për të përmirësuar disa aspekte të makinës, veçanërisht në menaxhimin dhe degradimin e gomave.

Verstappen vlerësoi gjithashtu paraqitjen e shokut të tij të skuadrës, Isack Hadjar, i cili pati një nisje shumë të mirë të sezonit në kualifikuese në Melburn, edhe pse nuk arriti ta përfundonte garën. Sipas kampionit holandez, performanca e tij në Australi ishte ndër më të mirat e fundjavës dhe një sinjal pozitiv për skuadrën.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA