Janë zhvilluar tre ndeshje në kuadër të xhiros së 24-të të Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll.
Prishtina nuk arriti që të shënoj fitore as këtë xhiro,ku kësaj barazoi në shtëpi kundër Prishtinës së Re me rezultat 1:1.
Në pjesën e parë u shënua vetëm një gol ku Mario Ilievski shënoi për 1:0 në minutën e 37-të,dhe me epërsinë e ekipit të Afrim Tovërlanit përfunduan 45 minutat e parë.
Gjatë pjesës së dytë mysafirët arritën të gjejnë golin e dytë,ku Astrit Berisha shënoi në minutën e 73-të për 1:1 që ishte edhe epilogu i kësaj ndeshjeje.
Prishtina mbetet në pozitën e tretë me 38 pikë,ndërkohë Prishtina e Re bie në pozitën e fundit me 25 pikë.
Drenica shënoi fitore të madhe në udhëtim ndaj Gjilanit me rezultat 1:0,ku goli i Kreshnik Ukës në minutën e 22-të ishte i majftueshëm për të siguruar 3 pikë të rëndësishme në luftën për mbijetesë.
Drenica gjendet në pozitën e parafundit me 25 pikë,teksa në anën tjetër Gjilani mbetet në kuotën e 37 pikëve.
Në anën tjetër Ferizaj shënoi fitore tejet të rëndësishme si mysafir ndaj Malishevës me rezultat 2:1.
Të tre golat në këtë ndeshje u shënuan nga penalltia,ku Mevlan Zeka shënoi në minutën e 12-të për epërsinë e vendasve,teksa Ade Guns dhe Ruben Silva Richards në minutat 35 dhe 90 shtesë siguruan 3 pikë Ferizajt.
Malisheva mbetet në kuotën e 37 pikëve,kurse Ferizaj pas kësaj fitorjeje tubon 26 pikë.






