Presidentja Vjosa Osmani kujton heroin Luan Haradinaj

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar heroin e kombit, Luan Haradinaj në 27-vjetorin e rënies së tij.

E para e shtetit ka shkruar se Luani, sikurse edhe familja Haradinaj dhanë shumë për lirinë e Kosovës, “duke u shndërruar në emblemë të lirisë sonë, ndaj do të jenë të nderuar përherë”.

“27-vjet më parë, në një përballje stoike me forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë, Luan Haradinaj bie heroikisht, pak para se të vijë liria, të cilën luftëtari i UÇK-së me bashkëluftatarë, e patën ideal dhe amanet nga brezat, ndaj dëshmuan përkushtim, sakrificë dhe guxim. Luani, sikurse edhe familja Haradinaj dhanë shumë për lirinë e Kosovës, duke u shndërruar në emblemë të lirisë sonë, ndaj do të jenë të nderuar përherë. Hero Luani, luftoi për lirinë e Kosovës dhe ra hero në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë. Në këtë përvjetor, përkulemi para veprës heroike të Luanit me bashkëluftëtarë të UÇK-së dhe nderojmë të gjithë dëshmorët tanë, të cilët e bën të mundshme lirinë tonë. Qoftë i përhershëm kujtimi për Luanin dhe të gjithë ata që ranë në altarin e lirisë”, ka shkruar Osmani.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_imgspot_img
spot_img

LAJME TË TJERA