15.2 C
Pristina
Sunday, April 26, 2026

Presidenti i Koresë së Jugut mohon akuzat për kryengritje

Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol, i cili është pezulluar nga ushtrimi i kompetencave pasi parlamenti votoi për shkarkimin e tij, mohon akuzat për kryengritje, por është i gatshëm të bashkëpunojë me hetimin, raporton agjencia e lajmeve Yonhap, duke cituar avokatët e Yoon.

“Presidenti do të paraqesë qëndrimin e tij në mënyrë të qartë dhe të drejtë në gjykatë. Ne nuk jemi të sigurt nëse seancat e shkarkimit do të jenë të hapura për publikun, por nëse janë, kjo është ajo që presidenti synon të bëjë,” tha një nga avokatët.

Yoon është i dyshuar për kryengrite nga Policia dhe Prokuroria, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Ligji i Koresë së Jugut lejon ndjekjen penale të një presidenti në detyrë për këtë akuzë.

“Hetimi për çështjen e kryengritjes dhe seancat e shkarkimit janë dy çështje të ndara; dy ekipe të ndryshme ligjore do të trajtojnë secilin”, tha avokati.

Avokati i presidentit nuk mund të konfirmonte nëse Yoon do të merrte pjesë në pyetjen nga prokurorët më 21 dhjetor.

Presidenti nuk u paraqit për t’u marrë në pyetje më 15 dhjetor.

Avokati theksoi se nuk kishte baza ligjore për rastin e kryengritjes, pasi presidenti nuk kishte tentuar të merrte pushtetin.

Sipas avokatit, nuk ka pasur incidente pas shpalljes së ligjit ushtarak afatshkurtër që mund të lidhej me kryengritje.

Më 14 dhjetor, parlamenti i Koresë së Jugut votoi për të fajësuar Yoon për vendimin e tij për të shpallur ligjin ushtarak, i cili u pa si shkelje e Kushtetutës së vendit.

Gjykata Kushtetuese tani duhet të vendosë nëse do të mbështesë mocionin e shkarkimit ose do të rivendosë presidentin./REL

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA