Kryetari i Zyrës së Rregullatorit për Energji, Ymer Fejzullahu, është gjuajtur me një tortë ‘dhuratë’, nga aktivistët e nismës “Asnjëcentmëshumë”, mesditën e sotme në një parking.
Ishte aktivisti Dibran Hoxha i cili ia hodhi tortën kryetarit të ZRrE-së, sapo ai hyri brenda në veturë, pasi që i ky i fundit nuk e pranoi këtë ‘dhuratë’.
“Prej qytetarëve e ke këtë dhuratë “, dëgjohet duke thënë aktivisti Hoxha.
Kujtojmë se ZRrE-ja ka propozuar shtrenjtimin e rrymës për 15 për qind duke filluar nga muaji prill. Për të kundërshtuar propozimin e ZRrE-së për shtrenjtimin e energjisë elektrike, tashmë ka filluar një fushatë #ascnjecentmeshume.
VIDEO: