27.2 C
Pristina
E premte, 26 Korrik, 2024

Pozitë e opozitë kritikojnë Bordin e KPM-së, shkak shpenzimet në dreka e udhëtimet zyrtare

Shpenzimet për dreka zyrtare e udhëtimet jashtë vendit të anëtarëve të Bordit të Komisionit të Pavarur për Media, ka ngjallur debat të ashpër në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, raporton Ekonomia Online.

Në mbledhjen e mbajtur të mërkurën, deputetët e pozitës e opozitës, patën kritika për shifrat e larta të shpenzimeve që Bordi i KPM-së i ka shpenzuar gjatë vitit 2023.

Kryetari i Bordit të KPM-së, Jeton Mehmeti, derisa arsyetoi shifrat e larta të shpenzimeve, tha se te kategoria e shpenzimeve, hyjnë mirëmbajtja e sistemit të monitorimit. Sukses tha se kanë arritur edhe sa i përket inkasimit të borxheve.

“Ne kemi bërë shpenzime 90 për qind të buxhetit të vitit të kaluar, ndërkaq nga një draft i auditimit të vitit 2023 që kemi operuar para disa ditësh kanë qenë në të gjitha. Nuk ka pasur ndonjë vërejtje sa i përket shpenzimeve buxhetore. Në vitin që po e lëmë pas të hyrat kanë qenë 390 mijë euro dhe ajo çfarë dua të potencoj është se kemi pas inkasim të borxheve paraprake dhe kjo është një vlerë e konsiderueshme duke marr parasysh se ne kemi trashëguar një akumulim të borxheve paraprake dhe kemi arritur një vendim tonin qe borxhet parapake të paguajnë me një marrëveshje dhe bazë asaj marrëveshje mund të bëjnë pagesa”, u shpreh ai.

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, pyeti për arsyen e rritjes së shpenzimeve gjatë vitit të kaluar.

“Pyetja pse keni rritur shpenzime në kategori për 64 mijë euro, çfarë ka ndodhur. Ne raport te pjesa mallrave dhe shpenzimeve në pjesën e quajtur akomodimet gjatë udhëtimit zyrtar jashtë vendit në vitin 2023 janë shpenzuar 31 mije e 400 euro apo ne krahasim me vitin 2022 janë 12 mijë euro më shumë për çfarë lloj udhëtimesh bohet fjalë dhe ajo duket që është një  ndryshim i madh  në shpenzueshmërinë e vitit paraprak në krahasim me vitin paraprak”, deklaroi Lekaj.

Por kryesuesi i Bordit, pati një arsyetim për rritjen e shpenzueshmërisë.

“Sa i përket shpenzimeve për akomodim ka rritje kjo mund të ndërlidhet ne krahasim me vitin paraprak me 8 muaj, kemi qenë pa kuorum vendimmarrje ne komision sepse në vitin 2022 ju ka skaduar mandati disa anëtareve dhe KPM nuk ka mundur të merr ndonjë aktivitet. Shpenzimet për mirëmbajtje hyn edhe shpenzimet që kanë të bëjnë për mirëmbajtën e sistemit të monitorimit. KPM ka një sistem të avancuar të monitorimit të mediave që çdo gjë duhet të paguhet mirëmbajtja e saj një shumë e konsiderueshme është një kategori që shkon ky lloj i shpenzimet.

E kryetari i komisionit, Armend Muja, pati kritika për siç tha “KPM-ja i ka dy raporte vjetore për një vit”.

“Një shpjegim se këto udhëtime a kanë qenë për Bankën Botërore a për KPM-në se kjo ka rendësi për ne  nuk ka institucion tjetër që i raporton KPM pos Kuvendit dhe mendoj që njëherë në vit i keni dy raporte vjetore dhe mendoj që është dasht me kon njëfarë përgjegjësie individuale e publikut por edhe ndaj neve”, u shpreh ai.

Kryetari i Bordit të KPM-së, në këtë mbeldhje foli edhe për borxhin që kanë mediat në vend. Theks të veçantë i dha borxhit që e posedon mediumi publik, RTK.

“RTK ja kemi sqaruar këtë kam pasur takime me zyrtar ku kam shpjeguar politikën tonë të re, pastaj edhe në aspektin e financave kolegët e fianncave janë takuar më kolegët nga RTK. 1/3 e të gjitha borxheve që naj kanë subjektet, i takon RTK-së dhe kjo është shqetësuese edhe për Faktin se RTK mbase duhet të ishte shembull i pagesave të tilla. Për të qenë korrekt dy vitet fundit RTK është korrekt në tarifën e pagesës së licencës por po flasim një periudhën 2014-21 që RTK që për 7 vite nuk ka paguar tarifë të licencës”, u shpreh ai.

“Po shpresojmë që  të jem afër RTK të hy në një marrëveshje për të paguar borxhet paraprake që i shpalosëm. Majin e kaluar me mirëkuptimin e stafit teknik kemi pasur një takime tjetër po ashtu në muajin e kaluar i kemi shkruar një shkresë RTK-së për të përkujtuar se borxhi duhet paguar duhet gjendet një zgjidhje dhe duhet të presim hapa konkret edhe  prej RTK-së”, deklaroi Mehmeti.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_imgspot_img
spot_img

LAJME TË TJERA