Përfaqësuesi i serbëve në Kroaci i këshillon serbët e Kosovës për Asociacionin: Mësoni nga gabimet tona

Serbët në Kosovë duhet të mësojnë nga gabimet e serbëve në Kroaci, tha kryetari i Këshillit Popullor Serb përfaqësuesi i serbëve në Kroaci, Milorad Pupovac. Ai tha se serbëve në Kroaci iu mundësohet vetëqeverisja, por në praktikë është reduktuar në nivelin e një organizate joqeveritare, pa financim të përcaktuar.

“Përvoja jonë në Kroaci është se kemi vetëqeverisje të pakicave, por statusi dhe pozita e tyre nuk janë të rregulluara në mënyrë adekuate në sistemin kroat. Kjo do të thotë se Këshilli i Përbashkët i Komunave, edhe pse vetëqeverisës, para së gjithash ka statusin formal të një organizate joqeveritare, megjithëse nuk ka marrëveshje ndërkombëtare, statuset e organizatave joqeveritare nuk janë të rregulluara”, tha Pupovac për mediumin serb “Kosovo Online”.

Nga kjo, ai bën thirrje që të marrin mësim serbët në Kosovë.

“Sipas kësaj, ato nuk mund të jenë organizata joqeveritare, por duhet të jenë diçka tjetër. Por, fatkeqësisht, kjo nuk është siguruar në Kroaci deri më sot. Ky duhet të jetë mësim për bashkatdhetarët tanë në Kosovë kur merret parasysh statusi i Asociacionit të Komunave Serbe. Ai status duhet të përcaktohet paraprakisht, se sigurisht që nuk duhet të jetë status i një organizate joqeveritare dhe se kushtet e financimit do të duhej të përcaktoheshin, kushtet e financimit varen nga rrethanat politike” tha Pupovac.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA