Skuadrat çerekfinaliste të Ligës së Kampioneve janë tani të njohura, dhe superkompjuteri Opta ka bërë parashikimet për fituesin e mundshëm të trofeut. Sipas këtyre parashikimeve, Arsenali është skuadra me shanset më të mëdha për të fituar, me 78.71% mundësi për të kaluar në gjysmëfinale dhe 29.73% për të fituar titullin.
Pas londinezëve, Bayerni i Mynihut vjen i dyti, me 59.56% mundësi për të kaluar në gjysmëfinale dhe 18.33% për të fituar trofeun. Barcelona është e treta, me 66.47% shanse për të kaluar dhe 15.66% mundësi për të fituar.
Paris Saint Germain ka 56.25% mundësi për të kaluar në gjysmëfinale, ndërsa Reali i Madridit, që do të përballet me Bayernin, ka 40.44% shanse për të kaluar. Liverpool ka 43.75% mundësi për të kaluar PSG-në, por ka shanse më të ulëta për të fituar. Atletico Madrid ka 33.53% mundësi për të kaluar Barcelonën, dhe Sporting Lisbon ka vetëm 21.29% mundësi për të kaluar Arsenalin.






