Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në urën e fshatit Fshat në Shqipëri, pjesë e Rrugës së Arbrit.
Sipas raportimeve të mediave atje, dyshohet se një 40-vjeçar, nipi i Nehat Kullës, është gjetur i vdekur poshtë urës. Ai ka lënë makinën në mes të urës.
Ura është rreth 158 metra e lartë, duke u konsideruar si ura më e lartë në Ballkan.
Njoftimi i policisë:
Më datë 08.12.2025, rreth orës 23:40, tek ura e fshatit Fshat, bashkia Klos, shtetasi K.K., rreth 39 vjeç, dyshohet se është vetëhedhur nga ura dhe për pasojë, ka humbur jetën.
Si pasojë e terrenit të vështirë, pas disa orësh kërkimi nga shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikësve, u bë e mundur gjetja dhe nxjerrja e trupit nga gremina.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.






