Një muaj paraburgim për të dyshuarin për vrasjen e 21-vjeçares në Ferizaj

PËRGATITI: ARIAN HAJDARAJ 

Nga Qendra për Punë Sociale ku dyshohet se kreu vrasjen e ish-gruas së tij, Valon Aliu, arriti të largohej, për tu arrestuar vetëm pak orë më vonë.

36-vjeçari të premten e 13 prillit, u soll në Gjykatën Themelore të Ferizajt, për seancën e caktimit të masës së paraburgimit.

Nga Prokuroria ai dyshohet për dy vepra penale: vrasje e rëndë dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

“Ekziston dyshimi se me dashje ka privuar nga jeta të ndjerën E.C, me të cilën ka bashkëjetuar, duke e goditur me armë disa herë në kokë dhe duke plagosur në krah vëllain e të ndjerës”.

Kërkesa e prokurorisë për caktimin e paraburgimit për veprën penale vrasje e rëndë, u kundërshtua nga avokati mbrojtës.

I njëjti tani e ka kuptuar dhe është penduar për veprën e kryer. Në këtë pikë e kundërshtojmë kërkesën e prokurorisë se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë”.

Sidoqoftë, ndaj të pandehurit, Gjykata Themelore caktoi masën e paraburgimit prej 30 ditësh. Në këtë kërkesë, Prokuroria e kishte marrë për bazë dëshminë e punëtores sociale Q.Z e cila ka deklaruar se i pandehuri ka shtënë me armë disa herë në drejtim të së ndjerës, si dhe në drejtim të dëmtuarit, vëllait të viktimës.

15-vjeçari i plagosur në krah, është liruar nga spitali për trajtim në shtëpi.

I dyshuari Valon Aliu me viktimën e ka një fëmijë, ndërsa viktima dhe i dyshuari ishin ndarë para 10 muajsh.

Vrasjen që ndodhi të premten në Ferizaj e dënuan edhe udhëheqës të institucioneve qendrore e lokale. Kryeministri Albin Kurti kërkoi drejtësi pa vonesa, e presidentja Osmani duke e quajtur vrasjen rezultat të femicidit, për dorasin kërkoi dënim maksimal.

Në orën 16:00 të së shtunës, e ndjera u varros në fshatin e lindjes, Bablak të Ferizajt./atvlive.tv/

Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_imgspot_img
spot_img

LAJME TË TJERA