Kalo te përmbajtja
Të fundit

Ngritet aktakuzë ndaj shtatë personave për keqpërdorim të detyrës zyrtare në Suharekë

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Ngritet aktakuzë ndaj shtatë personave për keqpërdorim të detyrës zyrtare në Suharekë

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj shtatë personave për keqpërdorim të detyrës zyrtare, lidhur me ndërtimin e shkollës fillore “Vaso Pashë Shkodrani” në fshatin Tërnje të Suharekës.

Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se të pandehurit B.K. (menaxher i projektit), A.R. dhe V.K. (mbikëqyrës të brendshëm komunalë), Z.T. (mbikëqyrës i jashtëm i kontraktuar), si dhe A.E., H.B. dhe A.T. (anëtarë të komisionit për kontrollimin e punimeve), akuzohen për shkelje të procedurave zyrtare në periudhën mes tetorit 2018 dhe dhjetorit 2019.

Reklamë

Sipas aktakuzës, këta persona, duke vepruar në pozita të ndryshme, kanë mundësuar përfitime të padrejta për Operatorin Ekonomik të kontraktuar, duke pranuar punë të pakryera si të përfunduara dhe duke bërë ndryshime të paligjshme në projektin ndërtimor.

Prokuroria thekson se në projektin me vlerë mbi 294 mijë euro, është anashkaluar ndërtimi i një pjese të podrumit me sipërfaqe 175 m², e cila ishte zëvendësuar me vetëm 16 m² të një aneksi, duke shkaktuar dëm financiar në buxhetin komunal. Përveç kësaj, ishte lidhur edhe një kontratë shtesë për punime në vlerë prej 29,202 euro.

Të pandehurit po përballen me akuzën për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Reklamë

Ngritet aktakuzë ndaj shtatë personave për keqpërdorim të detyrës zyrtare në Suharekë | ATV