PËRGATITI: PRANVERA KRASNIQI
“Ka pesë vjet që pritet shiriti, por spitali nuk është askund, Podujeva s’ka spital të vet, t’ mos ketë prerje shiritash pa spital”, pati deklaruar kryeministri Albin Kurti, por edhe kur kanë kaluar katër vjet që nga kjo deklaratë, spitali i Podujevës nuk u bë.
Megjithatë, të mërkurën, Qeveria ndau 1.7 milionë euro për pajisje e funksionalizimin e ambulancës specialistike në Llap. E objekti ku pritet të funksionalizohet poliklinika ndodhet pesë kilometra larg qendrës në të cilin fillimisht ishte destinuar spitali.
“Ne kemi bërë kërkesë moti, na vjen mirë që na është aprovuar sepse ka rëndësi të madhe për llapjanët…ka qenë për spital por u duk më e arsyeshme për poliklinikë”, deklaroi zëdhënësi i Komunës së Podujevës, Fatri Zhitia.
Për të vazhduar puna Komuna pret vetëm bartjen e mjeteve buxhetore.
Ndonëse qyteti do të ketë poliklinikë, qytetarët megjithatë druajnë se nuk do t’i marrin të gjitha shërbimet specialistike.
Përpos mungesës së spitalit, Podujeva aktualisht siç mëson ATV-ja ka edhe numër të vogël të specialistëve mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare./atvlive.tv/
Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme: