Kalo te përmbajtja
Të fundit

NBA: Knicks dhe Celtics vazhdojnë seritë pozitive, Portland rikthehet te fitorja

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

NBA: Knicks dhe Celtics vazhdojnë seritë pozitive, Portland rikthehet te fitorja

Janë zhvilluar ndeshjet e radhës në elitën e basketbollit amerikan, NBA, ku edhe kësaj radhe nuk kanë munguar spektakli dhe rezultatet interesante.

Kampioni në fuqi, New York Knicks, ka regjistruar fitoren e katërt radhazi, pasi mposhti Milwaukee Bucks me rezultat 117-85.

Reklamë

Më meritorët për këtë fitore ishin Jalen Brunson me 23 pikë, Karl-Anthony Towns me 21 pikë e 16 kërcime, si dhe OG Anunoby me 19 pikë.

Në anën tjetër, Jaime Jaquez Jr. u dallua te Milwaukee me 16 pikë e pesë kërcime, por që nuk mjaftuan për të shmangur humbjen.

Knicks renditen në vendin e katërt në Konferencën e Lindjes, ndërsa Bucks gjenden në fund të tabelës. Për skuadrën nga Milwaukee, kjo ishte humbja e shtatë radhazi.

Boston Celtics ka marrë kreun e tabelës në Lindje, pas një përballjeje të drejtpërdrejtë me Philadelphia 76ers për këtë pozitë.

Celtics triumfuan me rezultat bindës 123-101, duke regjistruar fitoren e katërt radhazi.

Paul George shkëlqeu në këtë ndeshje me 36 pikë, ndërsa Jayson Tatum kontribuoi me 21 pikë dhe gjashtë kërcime në fitoren e skuadrës së tij.

Te skuadra humbëse, Tyrese Maxey ishte më efikasi me 24 pikë.

Kujtojmë se Philadelphia renditet në pozitën e dytë në Konferencën e Lindjes.

Portland Trail Blazers është këndellur me fitore, pasi mposhti Oklahoma City Thunder me rezultat 123-103.

Damian Lillard u dallua me 25 pikë, ndërsa Deni Avdija shtoi 24 pikë, gjashtë kërcime dhe tetë asistime, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në suksesin e skuadrës së tij.

Nga ana tjetër, Shai Gilgeous-Alexander shkëlqeu me 26 pikë dhe tetë kërcime, por paraqitja e tij nuk mjaftoi për të shmangur humbjen e Thunder.

Pas këtij triumfi, Blazers renditen në pozitën e tetë në Konferencën e Perëndimit, ndërsa Thunder mbajnë vendin e pestë.

Reklamë