Kalo te përmbajtja
Të fundit

Nagavci kërkon mbikëqyrje të shtuar të çmimeve: Krizat nuk mund të përdoren si arsyetim për çdo shtrenjtim

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Nagavci kërkon mbikëqyrje të shtuar të çmimeve: Krizat nuk mund të përdoren si arsyetim për çdo shtrenjtim

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, i ka bërë thirrje Qeverisë që të shtojë mbikëqyrjen e çmimeve, duke theksuar se krizat ndërkombëtare nuk mund të përdoren si arsyetim për çdo shtrenjtim, raporotn Ekonomia Online.

Nagavci ka thënë se duhet të bëhet dallimi ndërmjet rritjes së çmimeve që vjen si pasojë e kostos së furnizimit dhe lëndëve të para dhe shtrenjtimit që bëhet në mënyrë abuzive.

Reklamë

Ajo ka theksuar se rritja e çmimeve po rëndon familjet, veçanërisht në prag të festave të fundvitit, kur shtohen shpenzimet për ngrohje dhe energji.

“Po afrohen edhe festat e fundvitit. Familjeve u shtohen shpenzimet për ngrohje dhe energji. Në të njëjtën kohë, luftërat dhe krizat ekonomike po vazhdojnë të ndikojnë në çmimet e energjisë, të lëndëve të para dhe të produkteve ushqimore në mbarë botën. Kosova nuk është palë në këto luftëra, por pasojat e tyre ekonomike po i ndiejmë që nga viti 2022. Këtë vit rritja e çmimeve është bërë edhe më e ndjeshme për shkak të këtyre konflikteve. Krizat ndërkombëtare ndikojnë edhe në ekonominë tonë, madje shumë. Mirëpo ato nuk mund të përdoren si arsyetim për çdo shtrenjtim. Duhet të dihet se cilat çmime rriten për shkak të kostos së furnizimit apo lëndës së parë dhe cilat çmime rriten në mënyrë abuzive. Shtrenjtimi i jetesës i prek të gjithë, por jo të gjitha familjet i rëndon njësoj. Gjatë vitit 2026, qeveria ka ndërmarrë masa konkrete për t’i mbështetur qytetarët përballë këtyre vështirësive”, tha Nagavci.

Reklamë

Nagavci kërkon mbikëqyrje të shtuar të çmimeve: Krizat nuk mund të përdoren si arsyetim për çdo shtrenjtim | ATV