Muja tregon a e ka parë draft-statusin e asociacionit dhe çka përmban

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armen Muja, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se ai vetë nuk e ka parë draft-statusin e Asociacionit, por shtoi se ky draft nuk i prekë kompetencat ekzekutive të shtetit.

“Ajo çfarë mund të them është ajo që edhe pa e parë një draft të tillë, mund të them që ku janë kornizat në të cilat është bërë beteja politike në dy vitet e fundit. Kosova e ka trashëgua një marrëveshje të vitit 2013-2015 e cila ishte shpallë jo-kushtetuese në elementet thelbësore të saj. Gjykata Kushtetuese kishte konkluduar që elementet ekzekutive një etnike, ato duhet të bien ndesh me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, mirëpo kishte një insistim edhe nga Vuçiqi, edhe nga Lajçak, në ditët e para, tha që Kushtetuta e Kosovës nuk është bibël dhe ajo duhet të ndryshohet. Mirëpo, në dy vutët e fundit, beteja ka qenë që asgjë, asnjë milimetër e cila i prekë kompetencat ekzekutive të shtetit, nuk mund të preken”, tha Muja.

Ai tha se deri në një konkluzion të këtij procesi, draft-statusi duhet të mbahet i kufizuar te krerët e shtetit.

“Unë nuk e kam parë një draft të tillë. Në fakt ka qenë një kërkesë e ndërmjetësve që derisa të ketë një konkluzion të këtij procesi ose diskutimi lidhur me çështjen, ai duhet të mbahet i kufizuar zakonisht te krerët e shtetit edhe në raste të tilla të ngjashme si me marrëveshjen, ai iu komunikohet edhe liderëve opozitës, mirëpo unë s’e kam parë një draft të tillë”, tha Muja. /atvlive.tv

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_imgspot_img
spot_img

LAJME TË TJERA