Mourinho largohet nga konferenca për shtyp pasi pyetet për Cristiano Ronaldon

Trajneri i Real Madridit, José Mourinho, ka shkaktuar vëmendje gjatë konferencës për shtyp para ndeshjes ndaj Celta Vigos, duke u larguar nga salla menjëherë pasi u pyet për Cristiano Ronaldon.
Gazetarët e pyetën trajnerin portugez se si e sheh Kombëtaren e Portugalisë në periudhën pas largimit të Ronaldos nga skena ndërkombëtare, por Mourinho nuk dëshironte të komentonte gjatë për këtë temë.
Reklamë
Ai u përgjigj shkurt, duke theksuar se dëshira e tij si portugez është që përfaqësuesja e vendit të tij të fitojë gjithmonë.
“Jo, jo, jo, jo. Si portugez, e vetmja gjë që mund të them është se Portugalia duhet të fitojë gjithmonë. Për të tjerat nuk kam çfarë të them. Faleminderit”, deklaroi Mourinho, përpara se të ngrihej dhe të largohej nga salla.
Ndërkohë, pjesa më e madhe e konferencës ishte përqendruar te Vinicius Junior, i cili është rikthyer në skuadër pas një pezullimi prej katër ndeshjesh.
Sulmuesi brazilian kishte ardhur në formë të mirë nga angazhimet me përfaqësuesen e tij, ku realizoi pesë gola në dy ndeshje miqësore kundër Singaporit dhe Japonisë.
Reklamë









