Arsenal dhe Real Madridi në garë për Michael Olisen, Bayerni nuk dëshiron ta shesë

Sulmuesi francez i Bayern Munichut, Michael Olise, vazhdon të jetë një nga emrat më të kërkuar në futbollin evropian, me disa gjigantë të kontinentit që po e monitorojnë nga afër situatën e tij.
Sipas gazetarit të “Sport Bild”, Christian Falk, interesimi për shërbimet e anësorit francez është i madh, ndërsa në mesin e klubeve të interesuara përmenden Arsenali dhe Real Madridi.
Reklamë
Falk raporton se një transferim i mundshëm në La Liga mund të jetë joshës për Olisen, në rast se ai vendos të largohet nga Bundesliga. Megjithatë, drejtuesit e Bayern Munichut nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga shërbimet e tij.
Klubi gjerman dëshiron ta bindë francezin të vazhdojë karrierën në Mynih, duke i ofruar mundësinë për të fituar trofe të rëndësishëm dhe për të synuar edhe çmime individuale prestigjioze, përfshirë Topin e Artë.
Një tjetër argument i Bayernit është edhe aspekti financiar. Olise raportohet se përfiton rreth 14 milionë euro në vit, ndërsa bashkëlojtari i tij Harry Kane fiton afërsisht 29 milionë euro.
Pavarësisht interesimit nga klubet e mëdha evropiane, Bayern Munich mbetet i vendosur për ta mbajtur anësorin francez, duke bërë të ditur se nuk dëshiron ta lejojë largimin e tij, madje as për një ofertë prej 300 milionë eurosh.
Reklamë










