Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Kosovë ka reaguar ndaj Lëvizjes Vetëvendosje për mos-certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Përmes një njoftimi, ambasada thotë se përpjekjet e LVV’së për bllokimin e certifikimit të Listës Serbe janë “dritëshkurtra” dhe “përçarëse”, shkruan Insajderi.
Ndër të tjera, ambasada thotë se ky veprim ndikon në rifillimin e dialogut strategjik, i cili është pezulluar nga SHBA’ja.
“Përpjekjet e VV-së për të bllokuar certifikimin e Listës Serbe për të marrë pjesë në zgjedhjet e Kosovës janë shkurtpamëse dhe përçarëse. Të gjithë qytetarët e Kosovës duhet të jenë në gjendje të ushtrojnë të drejtat e tyre demokratike. Veprime të tilla dëmtojnë stabilitetin e Kosovës dhe interesat e SHBA-së, përfshirë rifillimin e dialogut tonë strategjik për të çuar përpara mundësitë për bizneset amerikane dhe ato të Kosovës”, thuhet në njoftim.







