Manchester City ka siguruar trofeun për sezonin 2025/26,ku në finale të Carabao Cup mposhti Arsenalin me rezultat 2:0.
Ndeshja nisi me ritëm të lartë, ku Arsenali u shfaq më kërkues në minutat e para. Kai Havertz pati një mundësi të artë në minutën e 7-të, por portieri James Trafford reagoi shkëlqyeshëm. Pak më vonë, edhe Bukayo Saka provoi nga afërsia, por Trafford ishte sërish në vendin e duhur.
Nga ana tjetër, City reagoi me raste të rrezikshme, ku Erling Haaland u shfaq kërcënues pas një pasimi nga Antoine Semenyo, por tentativa e tij përfundoi mbi portë.
Në pjesën e dytë, “Qytetarët” kaluan në avantazh në minutën e 60-të, kur një gabim i portierit Kepa Arrizabalaga u shfrytëzua në maksimum nga Nico O’Reilly, i cili shënoi për 0-1. Vetëm katër minuta më vonë, i njëjti lojtar realizoi golin e dytë pas një asistimi perfekt nga Matheus Nunes, duke vulosur rezultatin në 0-2.
Arsenali u përpoq të rikthehej në lojë, me tentativa nga Riccardo Calafiori dhe Gabriel Jesus, por ose u ndalën nga pritjet e Trafford, ose nga mungesa e saktësisë në finalizim.
Deri në fund, Manchester City kontrolloi lojën dhe nuk lejoi surpriza, duke siguruar një fitore të merituar,dhe arriti që të ftoj trofeun e parë për këtë sezon.






