Malisheva – Dukagjini, publikohen formacionet zyrtare për ndeshjen e javës së 14-të

Malisheva dhe Dukagjini kanë publikuar formacionet zyrtare për përballjen e vlefshme për javën e 14-të të Albi Mall Superligës së Kosovës.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Liman Gegaj”, me fillim nga ora 13:00, ku skuadra malishevare do të ketë përparësinë e terrenit vendas.
Reklamë
Vendasit, të drejtuar nga Kastriot Rexha, vijnë në këtë takim pas një barazimi dhe një humbjeje në dy ndeshjet e fundit. Malishevasit synojnë t’u rikthehen fitoreve para tifozëve të tyre, në mënyrë që të mos lejojnë shkëputjen e mëtejshme të Prishtinës në krye të tabelës.
Në anën tjetër, Dukagjini i Armend Dallkut nuk po kalon një periudhë të mirë, pasi në katër ndeshjet e fundit ka regjistruar dy barazime dhe dy humbje. Skuadra klinase synon të marrë pikë të plota në këtë transfertë për të përmirësuar pozitën e saj në renditje.
Të dy trajnerët kanë vendosur për formacionet me të cilat do ta nisin këtë përballje.
Formacionet zyrtare:
Malisheva: Avdyli; Pira, Kryeziu, Skovgaard, Bajraktari; Ndjigi, Vitija; Haxhiu, Xhylani, Uka; Ibishi.
Dukagjini: Haxhihamza; Dallku, Luan, Sinani, Bytyqi; Salihu, Hugo; Zulfiji, Mërlaku, Isufi; Stevenson.
Reklamë










