Kalo te përmbajtja
Të fundit

Llapi – Vushtrria, publikohen formacionet zyrtare për ndeshjen e javës së 14-të

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Llapi – Vushtrria, publikohen formacionet zyrtare për ndeshjen e javës së 14-të

Llapi dhe Vushtrria kanë publikuar formacionet zyrtare për përballjen e vlefshme për javën e 14-të të Albi Mall Superligës së Kosovës.

Takimi do të zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti”, me fillim nga ora 13:00, ku skuadra e Llapit do të kërkojë pikët e plota para tifozëve të saj.

Reklamë

Ekipi i drejtuar nga Tahir Batatina po kalon një sezon të vështirë në ndeshjet si vendas, pasi ka pësuar gjashtë humbje në po aq takime të zhvilluara në shtëpi. Llapjanët synojnë ta thyejnë këtë seri negative dhe të regjistrojnë fitoren e parë para tifozëve të tyre, pikërisht ndaj skuadrës që aktualisht renditet në pozitën e fundit.

Në anën tjetër, Vushtrria e drejtuar nga Fitim Llapashtica ka regjistruar 12 humbje në 13 ndeshje të zhvilluara këtë sezon. Megjithatë, mysafirët shpresojnë të befasojnë në Podujevë dhe të marrin pikë të rëndësishme në këtë përballje.

Të dy trajnerët tashmë kanë përcaktuar futbollistët me të cilët do ta nisin ndeshjen.

Formacionet zyrtare:

Llapi: Grote; Mulalic, Aliu, Ajvazi, Selimaj; Ramadani, Kolgeci, Hetemi; Kqiku, D’Almeida, Yahaya.

Vushtrria: Isufi; Spahiu, Paloka, Ajdini, Emini; Behrami, Bahtiri; Maxhuni, Shurdhiqi, Demiri; Statovci.

Reklamë