Kalo te përmbajtja
Të fundit

LA Lakers rikthehen në krye të Perëndimit, fitojnë edhe Denveri dhe Oklahoma

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

LA Lakers rikthehen në krye të Perëndimit, fitojnë edhe Denveri dhe Oklahoma

Los Angeles Lakers kanë regjistruar një fitore të rëndësishme në NBA, duke mposhtur Sacramento Kings me rezultat të ngushtë 106-104 dhe duke u rikthyer në krye të Konferencës së Perëndimit.

Vendimtar në këtë triumf ishte Luka Doncic, i cili e mbylli ndeshjen me 25 pikë, duke udhëhequr skuadrën kaliforniane drejt një tjetër suksesi.

Reklamë

Fitore të rëndësishme ka marrë edhe Denver Nuggets, që triumfoi ndaj Houston Rockets me shifrat 133-124. Në një paraqitje të mirë kolektive, shtatë basketbollistë të Denverit realizuan më shumë se 10 pikë, ndërsa Nikola Jokic shkëlqeu me 26 pikë dhe 11 kërcime.

Në anën tjetër, zhgënjimi i mbrëmjes ishte Detroit Pistons, që pësoi humbje në shtëpi nga Toronto Raptors me rezultat 105-102. Scottie Barnes ishte më i dalluari te skuadra fituese me 29 pikë.

Fitore ka regjistruar edhe Phoenix Suns, që mposhti Utah Jazz me shifrat 111-101, falë paraqitjes së mirë të Devin Booker, i cili realizoi 23 pikë.

Ndërkohë, Oklahoma City Thunder arriti një fitore 126-120 ndaj New Orleans Pelicans, ku protagonist absolut ishte Shai Gilgeous-Alexander me 40 pikë.

Një tjetër ndeshje dramatike u zhvillua mes Orlando Magic dhe Brooklyn Nets, ku Orlando triumfoi me vetëm dy pikë diferencë, 113-111. Franz Wagner ishte figura kryesore e takimit, duke realizuar 35 pikë dhe duke udhëhequr skuadrën e tij drejt fitores.

Reklamë