Kalo te përmbajtja
Të fundit

Harry Kane operohet me sukses dhe pritet të mungojë për tre muaj

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Harry Kane operohet me sukses dhe pritet të mungojë për tre muaj

Bayern Munich ka marrë një goditje të rëndë, pasi sulmuesi kryesor i skuadrës, Harry Kane, i është nënshtruar një operacioni të suksesshëm pas dëmtimit të pësuar në kyçin e këmbës së majtë.

Sulmuesi anglez pësoi një çarje të ligamentit sindesmotik gjatë ndeshjes së Bundesligës ndaj Kolnit, e zhvilluar në “Allianz Arena”, ku u detyrua të largohej nga fusha që në minutën e 20-të.

Reklamë

Dëmtimi erdhi pas një përplasjeje me mbrojtësin e Kolnit, Joël Schmied, ndërsa ekzaminimet mjekësore konfirmuan shkallën e lëndimit.

Klubi bavarez njoftoi se Kane është operuar me sukses gjatë natës dhe se tani do të nisë programin e rehabilitimit.

“Harry Kane iu nënshtrua një operacioni të suksesshëm gjatë natës, pas çarjes së ligamentit në kyçin e këmbës së majtë. Tani 33-vjeçari do të nisë rehabilitimin”, thuhet në njoftimin e Bayernit.

Edhe pse klubi nuk ka përcaktuar një datë të saktë të rikthimit, raportimet e mediave ndërkombëtare bëjnë të ditur se sulmuesi pritet të qëndrojë jashtë fushave për rreth tre muaj.

Ndërkohë, vetë Kane ka reaguar përmes një mesazhi në rrjetet sociale, duke shprehur zhgënjimin për dëmtimin, por edhe besimin se do të rikthehet më i fortë.

“Ulje-ngritjet e jetës! Natyrisht, jam shumë i zhgënjyer nga ky dëmtim, por, si gjithmonë, kjo është një mundësi për të treguar qëndrueshmëri dhe për t’u përmirësuar në prag të vitit 2027. Do të rikthehem i freskët dhe i gatshëm për pjesën vendimtare të sezonit”, shkroi Kane.

Mungesa e tij përbën një problem të madh për trajnerin Vincent Kompany, pasi anglezi është një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës bavareze.

Reklamë