Kalo te përmbajtja
Të fundit

Lutfi Dalipi viziton për herë të parë Dardanët, Agim Ademi i dhuron fanellën e Kosovës

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Lutfi Dalipi viziton për herë të parë Dardanët, Agim Ademi i dhuron fanellën e Kosovës

Lutfi Dalipi ka bërë hapin e parë drejt aventurës së tij me Kombëtaren e Kosovës, duke vizituar për herë të parë kampin e Dardanëve në prag të ndeshjes me Izraelin.

Talenti 20-vjeçar, i cili ka vendosur të përfaqësojë Kosovën në arenën ndërkombëtare, ishte mysafir i veçantë në stërvitjen zyrtare të përfaqësueses, ku u prit nga bashkëlojtarët e ardhshëm dhe stafi teknik.

Reklamë

Në shenjë mirëseardhjeje, presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, i dhuroi Dalipit fanellën e Kombëtares, duke i uruar mirëseardhje në familjen dardane.

Ky ishte një moment i veçantë për futbollistin, i cili pritet që në të ardhmen të bëhet pjesë e rëndësishme e përfaqësueses së Kosovës.

“Mirë se vjen në familjen dardane, Lutfi!”, thuhet në urimin e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Reklamë