Kalo te përmbajtja
Të fundit

FFK me njoftim të rëndësishëm për tifozët para ndeshjes Kosovë – Izrael

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

FFK me njoftim të rëndësishëm për tifozët para ndeshjes Kosovë – Izrael

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka publikuar një njoftim të rëndësishëm për të gjithë tifozët që do të jenë të pranishëm në stadiumin “Fadil Vokrri” për ndeshjen mes Kosovës dhe Izraelit.

Me qëllim të garantimit të sigurisë dhe mbarëvajtjes së kësaj sfide, FFK-ja ka bërë të ditur se në stadium do të ndalohet futja dhe përdorimi i një sërë gjësendeve që mund të rrezikojnë pjesëmarrësit.

Reklamë

Në mesin e tyre janë armët e çdo lloji, mjetet e mprehta, mjetet piroteknike, fishekzjarrët, flakadanët dhe mjetet eksplozive. Po ashtu, ndalohet futja e pijeve alkoolike, rrezeve lazer, dronëve, pajisjeve të zërimit pa autorizim, si dhe banderolave me përmbajtje politike, raciste apo diskriminuese.

Në listën e gjësendeve të ndaluara përfshihen edhe çadrat dhe çdo objekt tjetër që mund të paraqesë rrezik për sigurinë në stadium.

Federata ka rikujtuar gjithashtu se të gjithë tifozët duhet të kenë me vete një dokument të vlefshëm identifikimi, i cili do të kërkohet gjatë hyrjes në stadium.

Për shkak të kontrolleve të detyrueshme të sigurisë, FFK-ja u ka bërë thirrje tifozëve që të nisen drejt stadiumit sa më herët, në mënyrë që të shmangin vonesat dhe të sigurojnë hyrjen me kohë.

Një tjetër çështje që duhet të kenë parasysh të pranishmit është parkimi. Sipas njoftimit të FFK-së, “Prishtina Parking” nuk do të jetë në funksion gjatë kësaj ndeshjeje. Për këtë arsye, tifozët këshillohen që paraprakisht të planifikojnë parkimin e automjeteve në zona më të largëta nga stadiumi, për të shmangur trafikun dhe vonesat e mundshme.

Në fund, Federata e Futbollit e Kosovës u ka bërë thirrje të gjithë tifozëve që të tregojnë disiplinë dhe respekt, si dhe ta përkrahin në mënyrë sa më të zjarrtë Kombëtaren e Kosovës në përballjen ndaj Izraelit.

Reklamë