Kalo te përmbajtja
Të fundit

Presidentja pret Prattipatin, flasin për zhvillimet politike: ShBA-ja mbetet partner strategjik i pazëvendësueshëm i Kosovës

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Presidentja pret Prattipatin, flasin për zhvillimet politike: ShBA-ja mbetet partner strategjik i pazëvendësueshëm i Kosovës

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati.

Gjatë takimit është diskutuar për zhvillimet aktuale politike në vend, me ç’rast presidentja ka theksuar rëndësinë e stabilitetit institucional dhe funksionimit të plotë të institucioneve.

Reklamë

Sipas njoftimit, Shiroka Pula ka vlerësuar dinamikën e shtuar të punës së Kuvendit dhe Qeverisë pas tejkalimit të krizës institucionale.

Ajo ka ritheksuar gjithashtu përkushtimin e Kosovës për avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale, duke theksuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten partner strategjik i pazëvendësueshëm i Kosovës.

Reklamë