Lamine Yamal thyen rekordin e La Ligës, lë pas edhe Lionel Messin

Lamine Yamal vazhdon të mahnitë botën e futbollit. Talenti i Barcelonës ka regjistruar një tjetër arritje historike në kampionatin spanjoll, duke u bërë lojtari më i ri që arrin shifrën prej 40 asistimeve në La Liga.
Ylli katalunas e vulosi këtë rekord pas asistimit vendimtar në fitoren e Barcelonës ndaj Atletico Madridit, duke konfirmuar edhe një herë ndikimin e tij të madh në lojën e skuadrës.
Reklamë
Sipas statistikave të publikuara nga eksperti i njohur MisterChip, Yamal arriti kuotën e 40 asistimeve në moshën 19-vjeçare e 118 ditëshe, duke thyer rekordin e mëparshëm me gati tre vjet diferencë.
Dominimi i tij në këtë statistikë bëhet edhe më mbresëlënës kur shihet lista e futbollistëve që kanë arritur këtë shifër në moshë të re.
Pas Yamalit renditen Lopez Ufarte, i cili regjistroi 40 asistime në moshën 22-vjeçare e 15 ditëshe, dhe Adrian Escudero me 22 vjet e 349 ditë. Në listë gjenden gjithashtu Segui, Etxeberria dhe legjenda e Barcelonës, Lionel Messi, i cili këtë shifër e kishte arritur në moshën 23-vjeçare e 158 ditëshe.
Kësisoj, Yamal ka lënë pas edhe ish-bashkëlojtarin e tij, Messin, duke vazhduar të shkruajë historinë e La Ligës në një moshë kur shumë futbollistë ende janë në hapat e parë të karrierës.
Një tjetër rekord që dëshmon potencialin e jashtëzakonshëm të yllit të Barcelonës dhe vendin gjithnjë e më të rëndësishëm që ai po zë në futbollin evropian.
Reklamë








