Janë zhvilluar ndeshje tejet interesante në ligën më të fortë të basketbollit në botë NBA.
Los Angeles Lakers fitoi ndeshjen dramatike kundër Denver Nuggets me rezultat 127:125,ku basketbollisti më efikas ishte Austin Reaves me 32 pikë,7 kërcime e 6 asistime si dhe në këtë ndeshje Luka Doncic shkëlqeu me 30 pikë,11 kërcime e 13 asistime,dhe kontribut dha dhe Marcus Smart me 21 pikë të realizuara.
Në anën tjetër tek Nuggets më i miri ishte Aaron Gordon me 27 pikë të shënuara,teksa efikas ishte edhe Nikola Kokic me 24 pikë,16 kërcime e 14 asistime.
Në ndeshjet e tjera të zhvilluara në NBA Orlando Magic mposhti në shtëpi Miami Heat 121:117,ku për Magic Paolo Banchero me 27 pikë ,8 kërcime e 7 asistime ishte më i miri në parket,kurse tek Heat më i miri ishte Jaime Jaquez Jr me 22 pikë e 7 asistime si dhe Norman Poëell dhe Ban Adebayo me 20 pikë secili,kurse në anën tjetër Kel’lel Ëare me 13 kërcime.
Sacramento Kings poashtu shënoi fitore në shtëpi kundër Los Angeles Clippers me rezultat 118:109,ku Demar DeRozan me 27 pikë e 7 asitime, Precious Achiuëa me 25 pikë e 13 kërcime dhe Maxime Raymund me 23 pikë ishin më të mirët në parket,si dhe Russell Ëestbrooke shtoi 12 kërcime.
Tek Clippers më i miri ishte Kaëhi Leonard me 31 pikë të shënuara,Darius Garland me 25 pikë dhe Benedict Mathurin me 24 të tjera ishin më efikasët në këtë ndeshje.






