​Kurti: Në javën e ardhshme do të japim përgjigje për takimin në Bruksel

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se në fillim të javës së ardhshme do t’i japin një përgjigje përfaqësuesit të lartë të BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell për takimin në Bruksel.

Ai u shpreh se ka kërkuar takim me urgjencë javën që shkoi, por tha se tani kanë kërkesë që takimi të jetë në javën e ardhshme.

Unë pata kërkuar që takimi të jetë në javën që po shkon në Bruksel me urgjencë dhe kam propozuar planin pesë-pikësh, mirëpo tash kemi një kërkesë që takimi të jetë në javën e ardhshme. Një herë u tha data 22, pastaj u tha data 23, pastaj sërish data 22. Unë do ta diskutojë me ekipin tim dhe me siguri që do t’ju japim një përgjigje në fillim të javës së ardhshme”, u shpreh ai.

Kryeministri potencoi se është i angazhuar në dialog me Serbinë, por tha se mungon sekuencimi për zbatimin e plotë pa vonesa dhe pa kushte i marrëveshjes bazike dhe i ankesit të implementimit.

Ai tha se janë përkushtuar dhekosntruktiv në dialog.

Kurse në këtë dialog unë jam i angazhuar, por ajo çfarë po mungon është sekuencimi për zbatimin e plotë pa vonesa dhe pa kushte i marrëveshjes bazike dhe i ankesit të implementimit. Një sekuencim, i cili do të ishte i balancuar dhe fer e që praktikisht është krejt i ndryshëm prej atij çfarë ne na u patë ofruar me datën 26 prill. Pra jemi të përkushtuar, jemi kosntruktiv, mirëpo, nuk mundet që çfarëdo sekuencimi të ketë më shumë se gjysmën dedikuar neneve 7 dhe 10. Unë i kuptoj që neni 7 dhe 10 janë nenet të marrëveshjes bazike dhe unë jam i interesuar që t’i përfshijë patjetër në sekuencim, por dedikimi atyre nuk mund të jetë me aso prioriteti dhe përmase”, tha Kurti.

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme, Josep Borrell ka deklaruar më 15 qershir se javën e ardhshme do t’i ftojë Kosovën dhe Serbinë në një takim në Bruksel.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_imgspot_img
spot_img

LAJME TË TJERA