Mijëra pjesëmarrës, qindra fitues dhe shpërblimet më të mëdha të lojës shpërblyese do të gjejnë pronarët e tyre këtë të hënë në Sheshin Zahir Pajaziti.
Pas javësh emocionesh dhe pritjeje nga mijëra konsumatorë anembanë Kosovës, ka ardhur momenti më i shumëpritur i lojës shpërblyese “Viti i Ëndrrave të Mëdha”.
Të hënën, më 22 qershor, duke filluar nga ora 17:30, Sheshi Zahir Pajaziti në Prishtinë do të shndërrohet në qendrën e finales së madhe të INTEREX, ku do të përzgjidhen fituesit e shpërblimeve kryesore të një prej lojërave shpërblyese më të mëdha të organizuara ndonjëherë në Kosovë.
Që nga fillimi i saj më 30 mars, mijëra qytetarë janë bërë pjesë e kësaj loje, duke ndjekur me emocion çdo tërheqje dhe duke shpresuar që fati të jetë në anën e tyre. Gjatë gjithë periudhës së lojës janë shpërndarë mijëra shpërblime të menjëhershme, përfshirë voucherë në vlerë prej 100, 200 dhe 300 euro, me një fond total prej 30,000 euro.
Tani, pas muajsh emocionesh, surprizash dhe pritjeje, gjithçka kulmon në një ngjarje të vetme ku do të zbulohen fituesit e shpërblimeve më të mëdha të lojës shpërblyese “Viti i Ëndrrave të Mëdha”.
Në finalen e së hënës do të tërhiqen fituesit e shpërblimeve më prestigjioze të kësaj loje shpërblyese, përfshirë:
• Një banesë në Prishtinë
• Tre vetura Renault Clio 2026
• Dy voucher për blerje në DARTY në vlerë prej 5,000 euro secili
• Voucher vjetor në INTEREX në vlerë prej 3,600 euro
• Voucher vjetor në SHELL në vlerë prej 1,200 euro
• Pushime All Inclusive
Ngjarja pritet të mbledhë qytetarë nga e gjithë Kosova, të cilët do të kenë mundësinë të ndjekin nga afër momentet më emocionuese të finales dhe përzgjedhjen e fituesve të shpërblimeve kryesore. Atmosfera festive, emocionet e pjesëmarrësve dhe momentet vendimtare të lojës do ta bëjnë këtë finale një nga ngjarjet më të veçanta të verës.
Për të gjithë ata që nuk do të mund të jenë të pranishëm, tërheqja e shpërblimeve do të transmetohet drejtpërdrejt në media dhe në platformat zyrtare të INTEREX, duke u dhënë mundësinë të gjithë pjesëmarrësve ta ndjekin finalen në kohë reale.
INTEREX fton të gjithë qytetarët të bëhen pjesë e kësaj finaleje, qoftë nga afër në Sheshin Zahir Pajaziti apo përmes transmetimit të drejtpërdrejtë, për të përjetuar së bashku momentin kur do të zbulohen fituesit e “Vitit të Ëndrrave të Mëdha”.
Më 22 qershor, në zemër të Prishtinës, ëndrrat do të bëhen realitet.





