Kalo te përmbajtja
Të fundit

Kryeministri Kurti i shkon Sabri Fejzullahut në shtëpi për ditëlindje

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Kryeministri Kurti i shkon Sabri Fejzullahut në shtëpi për ditëlindje

Kryeministri Albin Kurti i ka shkuar në vizitë për ditëlindjen këngëtarit Sabri Fejzullahu, i cili i mbush 77-vjet sot.

Në një postim në Facebook, ai thotë se pak njerëz si Sabri Fejzullahu mund të përbashkojnë shpirtin energjik dhe krijimtarinë produktive të kombit tonë.

Reklamë

“Ai me bashkëshorten Nera dhe djalin Ermalin, me vëllezër e mbesa, na pritën me ngrohtësi, dhe gjatë kësaj vizite, Sabriu ndau me ne një udhëtim magjepsës përmes gjashtë dekadave të karrierës së tij. Ai e nisi rrugëtimin e tij muzikor më 5 shtator 1965, dhe prej asaj dite ka qenë një forcë e vrullshme që ka formësuar muzikën pop në Kosovë dhe më gjerë”, ka thënë Kurti.

Tutje, Kurti u shpreh se me Fejzullahun biseduan për përjetimet mbresëlënësë të këngëtarit,

“Duke përmendur bashkëpunimet me figura të shquara dhe momentet kyçe që shënuan karrierën e tij të pasur, si dhe përvojat e tij me njerëz të papërsëritshëm si Jusuf Gërvalla”.

“Çdo histori ishte një pasqyrim i jetës së ndryshimeve të mëdha politike nëpër të cilat kaloi Kosova, e ku mëson diçka më shumë edhe për atë që e ke ditur, gjithnjë të mbështjella me dashurinë e tij të pamasë për artin dhe publikun, e cila ndjehet në çdo performancë të tij”, ka thënë Kurti.

Reklamë

Kolegji AAB – ne fund pas kutise ‘mos e humb as nje lajm’
Kryeministri Kurti i shkon Sabri Fejzullahut në shtëpi për ditëlindje | ATV