10.8 C
Pristina
Sunday, March 22, 2026

Kosova fiton ndaj Bosnjës, por eliminohet nga kualifikimet për Botërorin në hendboll

Kombëtarja e Kosovës në hendboll ka shfaqur një lojë të fuqishme dhe bindëse në ndeshjen e kthimit, duke mposhtur Bosnjën dhe Hercegovinën me rezultat 33:29 (17:15). Megjithatë, humbja e thellë në ndeshjen e parë në Tuzëll me shifrat 34:21 rezultoi vendimtare, duke bërë që Kosova të eliminohet nga kualifikimet për Kampionatin Botëror.

Takimi nisi më mirë për mysafirët, të cilët krijuan epërsi të hershme 1:4. Megjithatë, Kosova reagoi shpejt, duke barazuar rezultatin në 5:5 dhe më pas duke kaluar në avantazh 7:6 dhe 8:6. Loja vijoi e baraspeshuar, me rezultate të ngushta si 9:9, 13:13 dhe 14:14, ndërsa pjesa e parë u mbyll me epërsi prej dy golash për vendasit, 17:15.

Në pjesën e dytë, Kosova rriti ritmin dhe epërsinë, duke arritur në 25:21 në minutën e 41-të. Një ndër më të dalluarit ishte Bujar Ramosaj, i cili me golat e tij i dha shtysë ekipit. Bosnja nuk u dorëzua dhe ngushtoi diferencën në 26:24 në minutën e 46-të, por Kastriot Jupa riktheu epërsinë në 27:24 dy minuta më vonë.

Minutat e fundit sollën emocione të mëdha për rreth 700 shikuesit në Qendrën e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë. Në minutën e 56-të, Ramosaj realizoi për 30:26, duke i dhënë një goditje vendimtare kundërshtarit. Në fund, Kosova triumfoi me meritë 33:29.

Bujar Ramosaj ishte lojtari më i spikatur me 7 gola, i ndihmuar nga Drilon Tahirukaj, Leonard Gegaj dhe Shaban Zogaj, të cilët shënuan nga 4 gola secili. Portieri Arti Luzha gjithashtu pati një paraqitje të mirë.

Te Bosnja, më efikasit ishin Mislav Grgiç dhe Amer Shainoviq, të cilët realizuan nga 6 gola secili.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA